Greqia reagon ndaj djegies së flamurit
01/04/2010 18:30
Zyra ndërlidhëse greke ne Prishtinë ka shprehur keqardhjen e saj për incidentin e ndodhur dje në Merdar, ku një grup personash dogjën flamurin grek në shenjë proteste ndaj thirrjeve raciste te ushtarëve greke.
“Më vjen keq për incidentin e djeshëm, kur tifozët e futbollit dogjën flamurin grek në shenjë revolte ndaj thirrjeve të ushtarëve grekë”, është shpreur shefi i zyrës greke, Dimitris Moschopoulos.
Gjithsesi, ai ka shprehur keqardhje edhe për ata shqiptarë që janë ndjerë nga parullat anti-shqiptare të ushtarëve grekë.
“Por ky ka qenë një rast i izoluar, i cili në asnjë rrethanë nuk përfaqëson popullin grek dhe politikën karshi fqinjëve”, ka shtuar Moschopoulos.
Top Channel