Fuga: Individi bën zgjedhje racionale

01/04/2010 21:40

Profesor Artan Fuga ka komentuar në studion e “Top Story” zgjedhjet lokale në Itali, të fituara bindshëm nga e djathta.

“Shumë normale më duket në parim sepse unë i qëndroj dy paradigmave teorike që elektorati dhe individi bën zgjedhje racionale për veten e vet”, theksoi Fuga, sipas të cilit, “nëse një fenomen ka ndodhur, ai ka ndodhur dhe është racional”.

Profesor Fuga shtoi gjithashtu se media dhe politikani nëpërmjet komunikimit politik ka kapacitete imituese të ndërlikauara. “Mesazhi në cdo rast krijohet nga ai qemer nëpërmjet prerjeve horizontale. Televizioni nuk është një media që mesazhin e transmeton nëpërmjet një kulture dhe shkence. Ndonjëherë argumenti është nëntekst. Sot disa vlera të së majtës, hapje drejt Europes, emigrantet etj, e kanë të vështirë të gjejnë mbështetje”, thekson ai.  

“Të krijohet përshtypja sikur politika në shoqëritë e sotme është totalitare por politika nuk duhet të ketë mesazhin kulturor në dorë. Kur mendon që do t’i kem të gjitha, elektorati preferon më mirë një pushtetar të dobët”, pohon Fuga.  

Top Channel