Elbasan, “Rrethi i Kalasë” vë në pranga 24-vjeçarin

01/04/2010 08:55

Një 24-vjeçar nga qyteti i Elbasanit është vënë në survejim special derisa është kapur me “presh në dorë”. Sipas burimeve të policisë lokale, u arrestua në flagrancë 24-vjeçari E.Hoxholli, banues në lagjen “Partizani”, Elbasan.

Arrestimi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi prej 526 gramë marijuanë.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij personi u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike me peshë 147.2 gramë.

Materialet për këtë rast iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotikëve”.

Hetimet nga ana e policisë vazhdojnë në dyshimin e përfshirjes edhe të personave të tjerë në rrjetin e tregtimit të lëndës narkotike.

Top Channel