Drucas: Shkupi të mos shfrytëzojë koret raciste
01/04/2010 15:45
Përfaqësuesi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas i ka bërë thirrje Shkupit zyrtar që të mos shfrytëzojë “incidentin e izoluar” të ushtarëve grekë.
“IRJM të mos e shfrytëzojë incidentin e parullave të ushtarëve grekë, që ishte vetëm një incident i izoluar. Athina nuk dëshiron që kjo gjë të zmadhohet”, ka deklaruar Drucas.
Ai ka theksuar se qeveria greke e dënoi këtë incident që në fillim dhe ka nënvizuar se ajo ka marrë të gjitha masat e nevojshme.
“Ky qëndrim është përcjellë edhe nga ambasadorët tanë në Shkup dhe Tiranë dhe mendoj se këtu përfundon i tërë rrëfimi”, ka shtuar Drucas.
Top Channel