Ambasadori amerikan në Prishtinë ka mbështetur ndryshimet e bëra ditët e fundit në radhët e qeverisë së Kosovës.

“Shumë mirë”, ka thënë Christopher Dell në shqip, duke nënvizuar se këto ndryshime ishin të nevojshme.

“Mendoj se ndryshimet janë pozitive. Ne mirëpresim bashkëpunimin me ministrat e rinj”, ka deklaruar Dell.

Diplomati amerikan ka folur edhe për zonat me shumicë serbe, duke theksuar se është e nevojshme që edhe atje të mbahen zgjedhjet.

“Është koha të mbahen zgjedhjet edhe në veri, por kur të krijohen kushtet. Kjo do të marrë kohë, por e rëndësishme është të themi se për këtë do të punohet”, ka shtuar Dell.

Top Channel