Rrjeti televiziv ndërkombëtar, Al Jazeera do të hapë një seli në Bosnje e Hercegovinë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Sarajevës, Alija Behmen, i cili ka saktësuar se rrjeti arab do të blejë frekuencën e një televizioni vendas.

Sipas burimit, Al Jazeera do të blejë studiot e radiotelevizionit Studio 99, për të cilin ishin investuar 160 mijë euro.

Ky stacion do të shitet për shkak të borxheve të shumta, ndërkohë që ardhja e një pronari të ri pritet të hapë vende të reja pune.

Top Channel