Apel i Papës kundër abortit
01/04/2010 10:45
Papa flet sërish për abortin, duke e dënuar këtë fenomen gjatë meshës së të enjtes në bazilikën e Shën Pjetrit.
“Eshtë e rëndësishme për kristianët që të mos pranojnë një padrejtësi, sidomos kur bëhet fjalë për vrasjen e fëmijëve, ende të panxjerrë në dritë”, tha Papa Benedikti XVI.
Ati i Shenjtë duke përmendur fjalët e shenjtorëve kujtoi për besimtarët se “i fyeri nuk përgjigjet me fyerje, i keqtrajtuari nuk kërcënon me hakmarrje, ndaj nuk duhet jetuar për mëkatin, por për drejtësinë”.
Gjatë liturgjisë së tij, Papa nuk iu referua në asnjë moment skandalit të priftërinjve pedofilë, sikurse shumë persona prisnin.
Top Channel