“Emriâ€, Fuere: Shkupi e Athina kanë vullnet
01/04/2010 16:35
Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere ka shprehur bindjen e tij se Maqedonia dhe Greqia kanë vullnetin e duhur për të zgjidhur cështjen e emrit gjatë muajve të ardhshëm.
“Nuk ka dyshim se ekzistojnë prirje pozitive, sepse dy kryeministrat u takuan javën e kaluar në Bruksel për të përforcuar besimin për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare”, ka deklaruar Fuere.
Diplomati evropian ka paralajmëruar mbajtjen e takimeve të reja mes palëve, pas apelit të komisionerit për Zgjerimin Shtefan Fyle.
“Fyle e përsëriti disa herë nevojën e përshpejtimit të ritmit të takimeve, me qëllim gjetjen e një kompromisi pa pasur shtyrje të mëtejshme”, ka shtuar Fuere.
Top Channel