5.3 miliard dollarë për Haitin

01/04/2010 01:35

5.3 miliard dollarë janë fondet e grumbulluara nga vendet donatore për t’i ardhur në ndihmë Haitit pas tërmetit shkatërrues të muajit janar.

Lajmi njoftohet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun. Gjatë konferencës për Haitin Mun tha se i gjithe fondi do të përdoret brenda 2 viteve të ardhshme.

9 miliard dollarë është shuma e kërkuar prej OKB-së për t’i ardhur në ndihmë Haitit.

Top Channel