Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka njoftuar ndryshimet e shumëpritura në kabinetin e tij.

Kreu i qeverisë ka shkarkuar nga detyra tre ministra, Zenun Pajazitin, Arsim Bajramin dhe Idriz Vehapin, si dhe ka bërë të ditur emrat e zëvendësuesve të tyre.

Kështu, Bajram Rexhepi është emëruar ministër i Brendshëm, Edita Tahiri ministre e Arsimit, Blerand Stavileci ministër i Bujqësisë, ndërkohë që Besim Beqaj është caktuar ministër i Integrimit.

Ndryshimet e PDK-së pasojnë ato të njoftuara më herët gjatë ditës nga LDK, që zgjodhi Bujar Bukoshin ministër të Shëndetësisë, Lutfi Hazirin ministër të Kulturës dhe Haki Demollin ministër të Drejtësisë.

Top Channel