Parlamenti serb u ka kërkuar zyrtarisht ndjesë familjeve të mbi shtatë mijë personave të vrarë në vitin 1995 nga serbët e Bosnjës në Srebrenicë.

Rezoluta e miratuar mbrëmjen e së martës e dënon masakrën, por nuk e cilëson atë si “genocid”, termi që përdoret për të nga Kombet e Bashkuara.

Qeveria serbe e sheh rezolutën si një hap me shumë rëndësi në përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA