Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar tre ministra në Qeverinë e Thaçit. Ministrat e shkarkuar janë: Nekibe Kelmendi, Alush Gashi dhe Valton Beqiri.

Bëhet e ditur se Bujar Bukoshi do të bëhet ministër i Shëndetësisë, duke e zëvendësuar Alush Gashin, Lutfi Haziri do të vijë në krye të Ministrisë së Kulturës, duke zëvendësuar Valton Beqirin, ndërsa Haki Demolli do të bëhet ministër i Drejtësisë, në vend të Nekibe Kelmendit.

Telegraf bën të ditur se ky është vendimi që ka marrë Kryesia e LDK- së në takimin e paradites për ndryshimet e kërkuara në qeveri, siç u tha, me qëllim që të përmirësohet perfomanca e Qeverisë së Kosovës.

Top Channel