KFOR ka dënuar ashpër dëmet materiale të shkaktuara ndaj disa varreve në varrezat ortodokse serbe ne fshatin Rabovc, në afërsi të Lipjanit.

Përmes një komunikate për shtyp, kontigjenti i KFOR-it është shprehur kundër veprimeve të tilla, të cilat sipas tij rrezikojnë bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme.

Megjithatë, KFOR shprehet i gatshëm të punojë për ruajtjen e sigurisë në të gjithë territorin e Kosovës dhe për të gjithë banorët e saj, pa dallim etnik.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka hapur një hetim për identifikimin e autorëve të këtij veprimi.

Top Channel