Drejtuesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandic, thotë se në Srebrenicë është vërtetuar genocidi, ndaj polemikat e fundit janë pa vend.

Këto komente Kandic i bëri për BBC-në me rastin e miratimit të Rezolutës në Parlamentin e Serbisë me të cilën u kërkohet ndjesë familjeve të mbi shtatë mijë personave të vrarë në vitin 1995 në Srebrenicë, por mungon cilësimi i masakrës si gjenocid.

Ndërkaq, duke folur për Kosovën ajo tha se insistimi në mesazhin e politikës së ditës i zyrtarëve në Beograd se Kosova është pjesë e kësaj Serbie, e çon atë vetizolim.

Top Channel