Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i ka bërë të qartë kreut të BDI-së Ali Ahmeti, se nuk pranon nga askush ultimatume për zgjidhjen e cështjes së emrit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, të cilat iu referohen burimeve pranë partisë në pushtet, VMRO/DPMNE.

Në takimin e zhvilluar sot, Ahmeti ka kërkuar gjithashtu nga Gruevski intensifikimin e axhendës për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, si dhe për cështje të tjera që kanë të bëjnë me investimet dhe projektet prioritare të qeverisë.

Por edhe për këto Ahmeti, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, ka marrë një përgjigje të prere nga kreu i VMRO/DPMNE.

Top Channel