Gruevski-Ahmeti, takim kokë më kokë
31/03/2010 09:45
Takimi i rregullt mes partnerëve të koalicionit, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe atij të BDI-së, Ali Ahmeti edhe kësaj radhe ishte i mbyllur për mediat.
Jozyrtarisht mësohet se gjatë takimit Gruevski-Ahmeti është diskutuar për takimin e fundit në mes Papandreut dhe Gruevskit në Bruksel si dhe për takimin e Bërdos të mbajtur disa ditë më parë.
Gjithashtu mësohet se krerët e dy partive më të mëdha në vend kanë diskutuar edhe për temat aktuale por pa precizuar saktë se për çfarë.
Top Channel