Eurokomisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle deklaron se Komisioni Evropian ka qëndrim neutral ndaj statusit te Kosovës, ndërsa BE-ja po punon ngushtë me Kosovën, sidomos për bashkëpunimin në rajon dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat janë shumë të rëndësishme.

Eurokomisioneri për Zgjerimin theksoi se sheh “vendosmëri në mesin e udhëheqësve të Ballkanit për të zgjidhur problemet në të njëjtën kohë me bisedimet për anëtarësim”.

Stefan Fyle i bëri këto komente në një intervistë për EurActiv.

Top Channel