Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Peter Feith deklaron se zyra e BE-së e hapur në veri të Mitrovicës forcon strategjinë për integrimin e veriut të Kosovës.

“Ne kemi iniciuar ide të ngjashme me qeverinë dhe është e qartë se ekziston një komponent, për të cilin qeveria është veçanërisht e interesuar dhe ai është decentralizimi dhe dëshira e qeverisë për të krijuar lidhje administrative me komunat dhe në radhë të parë të shikohet mundësia për krijimin e komunës së re në Mitrovicën e veriut dhe për mbajtjen e zgjedhjeve, siç kemi bërë edhe në komunat me shumicë serbe në pjesën jugore”, ka thënë Feith, bën të ditur Telegraf.

Sipas tij, këto përpjekje e plotësojnë njëra tjetrën dhe kryesor është interesimi për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët në veri.

Top Channel