Autoritetet italiane kanë ndërmend t’i kërkojnë Malit të Zi ekstradimin e shtetasit serb Dusko Minukovic, i akuzuar për trafik droge.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e Podgoricës, sipas të cilave Minukovic akuzohet se është anëtar i një organizate kriminale që u shkatërrua në shkurt nga policia italiane në qytetin e Barit.

Minukovic u arrestua në republikën malazeze më 27 mars, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Top Channel