Breshëri armësh në rrugët e Uashingtonit

31/03/2010 15:10

Tre persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shkëmbimi zjarri në Uashington.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave ende nuk dihet dinamika e ngjarjes, që ndodhi në South Capitol Street, një nga zonat më të varfëra të qytetit.

Ndërkohë, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se bëhej fjalë për një person të vetëm, i cili ka qëlluar me breshëri ndaj njerëzve.

Ndërsa policia mendon se mund të jetë përdorur një kallashnikov dhe se mund të jetë qëlluar nga nje makinë në lëvizje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta