Policia australiane është vënë në ndjekje të Dragan Vasilkovic, ish-paraushtaraku serb i kërkuar nga Kroacia për krime lufte.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave Vasilkovic u hodh në arrati pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ta ekstraduar në Kroaci.

Vasilkovic, i njohur ndryshe si kapiten Dragani, akuzohet nga gjykata e Zagrebit për krime luftë të kryera ndaj ushtarëve dhe civilëve kroatë të zënë rob në vitin 1992 në Knin.

Ai u arrestua në vitin 2006 në Australi, ku kishte fituar nënshtetësinë dhe jetuar për ca kohë me emrin Daniel Sneden.

Top Channel