Nënsekretari amerikan i Shtetit, James Stainberg ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është një faktor që ka ndikuar pozitivisht tek stabiliteti rajonal.

Duke folur në prag të turit të tij në Ballkan, Stainberg ka nënvizuar se në dy vitet që pas shpalljes së pavarësisë Kosova ka arritur progrese domethënëse.

Zyrtari amerikan ka berë të ditur se gjatë vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë do ta vërë theksin tek marrëdheniet mes këtyre vendeve.

“Pavarësisht vështirësive në këto marrëdhënie, ekzistojnë mundësi reale për të punuar në mënyrë pragmatike për një pjesë të problemeve”, ka pohuar Stainberg.

Top Channel