Pavarësia, ende asnjë datë nga GJND
30/03/2010 13:30
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka deklaruar se nuk ka vendosur afate ligjore për dhënien e vendimit mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.
GJND ka theksuar se nuk do të ketë asnjë shtyrje të afatit ligjor, por nuk ka përcaktuar një datë të mundshme mbi dhënien e mendimit.
Reagimi i gjykatës erdhi pas deklaratës së Beogradit se do të ketë shtyrje të afatit ligjor deri në fund të vitit.
Burime nga GJND thanë se gjyqtarët e cështjes do të vendosin vetë për afatin pasi të kenë përfunduar procesin e vlerësimit të dëshmive të palëve.
Top Channel