Kroacia premton rishikimin e regjimit të vizave me Shqipërinë. Vizita e zëvendëskryeministrit shqiptar Ilir Meta në Zagreb ka pasur në qendër të vëmendjes edhe çështjen e heqjes së mundshme të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.

Tema në fjalë është diskutuar edhe vitin e kaluar në takimet e shumta të Presidentit Topi me përfaqësuesit kroatë. Në këtë kontest homologu i Metës, ministri i Jashtëm, Jandrokoviç, ka marrë një angazhim rreth “gjetjes së një zgjidhjeje për këtë problem”.
Përveç këtij diskutimi, vizita e numrit dy të qeverisë shqiptare është shoqëruar edhe me takime të rëndësishme si ajo me Presidentin kroat Ivo Josipoviç, me një karakter protokollar dhe të përgjithshëm, por që gjithsesi flet për nivelin e marrëdhënieve.
Shkëmbimet tregtare, turizmi, energjetika, arsimi, kultura dhe infrastruktura janë disa prej sektorëve që do të jenë në qendër të zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Shprehje konkrete e tyre është edhe vendimi për mbledhjen e shpejtë të Sesionit të Tretë të Komisionit të Përbashkët, i cili shihet si një urë komunikimi mes biznesit të të dyja vendeve.
Top Channel