KQZ paraqet raportin, reagon PS

30/03/2010 13:45

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë prezantimit të raportit vjetor në Komisionin e Ligjeve deklaroi se institucioni i drejtuar prej tij ndërhyri në kohë gjatë bllokimit të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009.

Sipas tij, rezultati dhe vendimmarrja në KQZ kanë qenë me konsensus të plotë. Ristani lexoi raportin në prani vetëm të deputetëve të maxhorancës.

Ndërkohë Partia Socialiste me anë të deputetit Sajmir Tahiri reagoi duke kërkuar hetim të plotë të zgjedhjeve, ndërsa u theksua se garantimi i procesit të ardhshëm zgjedhor është i domosdoshëm.

Top Channel