Ministri i Jashtëm francez Bernard Kouchner ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të tregohet këmbëngulës përsa i përket cështjes se Bosnje e Hercegovinës.

Duke folur pas takimit të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të grupimit G8, Kouchner është shprehur se BE duhet të vazhdojë të jetë i pranishëm në BeH.

“BE duhet të tregojë kokëfortësi dhe këmbëngulje kur Bosnje e Hercegovina është në pikëpyetje dhe të mbajë atje praninë e tij dhe jo vetëm atë ushtarake”, ka pohuar Kouchner.

Top Channel