Njësitet kufitare të Policisë së Kosovës kanë marrë kompetencat për të patrulluar zonën kufitare me Maqedoninë.

Kështu, agjentët e PK do të kryejnë kontrolle në kufi pa praninë e KFOR-it, i cili gjithësesi do ta vazhdojë bashkëpunimin me policinë.

Policia e Kosovës do të bëjë patrullime bashkë me policinë e misionit EULEX, si dhe do të sinkronizojë kontrollet e saj me policinë kufitare maqedonase.

Policitë e dy vendeve angazhohen për garantimin e sigurisë dhe një mjedisi të qetë në zonat kufitare.

Top Channel