Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl Theodor zu Guttenberg ka deklaruar gjatë vizitës në Prishtinë se së shpejti në Kosovë do të reduktohen trupat e KFOR-it.

“Ne kemi biseduar për reduktimet e ardhshme të KFOR-it, që mund të ndodhë në vjeshtë”, ka konfirmuar Guttenberg pas takimeve me autoritetet kosovare.

Ai ka shtuar më tej se parimi i vendeve anëtare të NATO-s është që bashkë të hyjnë në një mision dhe bashkë të dalin prej tij.

Top Channel