Itali, emigranti shqiptar i dhunuar dhe i dëbuar

30/03/2010 12:55

Në Firenzë e njohin me emrin Gëzim, 48-vjeçarin e pastrehë shqiptar qe u sulmua nga disa te rinj pak dite me pare. Fale deshmise se dy kalimtarëve, të cilët lajmëruan forcat e rendit, autoret e sulmit u zbuluan dhe tani akuzohen për dëmtim te rëndë.

E në fakt e kishin plagosur në kokë shqiptarin, i cili pas një mjekimi të shpejtë, nuk pranoi as të shtrohej në spital dhe as të paraqiste padi sepse ishte pa dokumenta qendrimi.

Por policët që ndërhynë në vendin e ngjarjes e kanë paditur dhe tani Gezimi rrezikon dëbimin. Disa shoqata vullnetaresh, nder ta Caritasi e komuniteti i Sant’Egidios, kane ngritur zerin dhe ne nje konference per shtyp deklaruan se “Do ishte vertet e hidhur qe dhuna e ushtruar ndaj nje njeriu te bute qe ne qytet e njohim prej 20 vjetesh, te sillte si rezultat nje flete debimi per te”.

Ata i bene thirrje institucioneve dhe banoreve te qytetit qe te reagojne ndaj kesaj klime te krijuar ne vend, ku episodet e dhunes kunder emigranteve, romeve apo te pastreheve duken si gjera te zakonshme. Episode te shumta, nje pjese e te cileve  mbeten ne heshtje sepse shpesh viktimat jane pa dokumenta dhe rrezikojne debimin.  Siç e rrezikon Gezimi, i sulmuar pa arsye ndersa flinte pertoke ne nje shtrat kartonash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB