Greqi, 6 shqiptarë të arrestuar për drogë

30/03/2010 09:45

Policia greke e Pireut ka publikuar emrat e një grupi të madh të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë që janë arrestuar pasi trafikonin sasi të mëdha droge ne kryeqytetin grek.

Karakteristikë e operacionit, që është kryer ditën e shtunë, është fakti se ai nuk është zbatuar nga forcat e anti-drogës, por nga ato të rajonit të policisë së Pireut.

Gjatë zhvillimit të tij janë konfiskuar në cilësinë e provës materiale 6 kg heroine, gjysëmë kg kokainë dhe 8.8 kg hashash.

Grupi i trafikantëve përbëhej nga 6 shtetas shqiptarë emrat e të cilëve janë Artur Sallaku 43 vjec, Adriatik Berberaj 36 vjec, Artemisa Telo 25 vjec, Xhemal Buci 27 vjec, Kristo Pasho 33 vjec dhe Valbona Jaupi 36 vjec.

Sipas policisë greke, ky grup kishte kohë që kryente trafikim në sasi të mëdha të lëndëve narkotike, ndërsa po hetohet per lidhje të tij në Shqipëri dhe shtete të tjera.

Policia ka konfiskuar gjithashtu edhe 2 cekicë të mëdhenj për të thyer xhamat e blinduara, një pistoletë, gjashtë telefona celularë, 2060 euro ne kësh, si dhe katër automjete.

Operacioni i policisë është konsideruar nga më të suksesshmit për këtë vit, për sa i përket sasisë tepër të madhe të drogës së konfiskuar, sidomos në këtë periudhë kur kriminaliteti në Greqi ka marrë përmasa të pakontrollueshme.

Top Channel