Tre ekspertë të mjekësise ligjore së bashku me nëndrejtorin e këtij institucioni Admir Sinamati kanë rënduar para gjykatës së Tiranës pozitën e mjekut Xhevahir Hoxhallari, i akuzuar për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e adoleshentes Matilda Petriti.
Ekspertët lexuan para gjykates 68 pergjigje për të hedhur drite mbi rrethanat që sollën vdekjen e vajzës nga Maliqi. Sipas tyre mjeku ka prerë enën e gjakut në krahun e djathtë gjatë operimit të bajameve në klinikën e tij private në Pogradec dhe pas nderhyrjeve të mëpasshme situate e viktimës jo vetëm që nuk është përmirësuar por ka sjellë rëndim të saj deri në humbje jete. Sipas eksperteve te morgut mungonin kartelat mjekesore qe nga data 15 prill 2008 deri diten qe vajza vdiq ne spitalin civil.
Sipas mjekesise ligjore drejtues te ORL-se duhet te kishin marre pjese ne konsulten per mjekimin e saj dhe duhet te firmosnin edhe futjen ne sallen e operacionit.
Gjate kohes qe eksperti po shpjegonte me terma mjekesore rrethanat qe sollen vdekjen nena e te ndjeres ka bertitur para gjykates duke i thene gjykatesit Artan Broci se mjeket e spitalit civil kishin fshehur orarin e vertete kur vajza e tyre ka vdekur.
Top Channel