Pas vizitës ne Shqipëri, komisioneri europian i Zgjerimit, Stefan Fyle thote se i përcolli Tiranës zyrtare një mesazh mëse të qartë.
Në një intervistë per Euractiv, site i raporteve speciale mbi cështjet europiane, Fyle pyetet mes të tjerash edhe per ndalesën e tij të fundit në Ballkan. Mesazhi për Shqipërinë nis me nje vleresim.
“Mesazhi im për Tiranën ishte mëse i qartë. Së pari shpreh vlerësimin për progresin që është bërë. Shqiperia u bë anëtare e NATO-s dhe Keshilli Europian i kërkoi Komisionit të përgatisë një opinion për vendin. Por gjithashtu nënvizova rëndësinë e kriterit të Kopenhagenit. Shpreha shqetësim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe mungesën e dialogut politik në parlament. Theksova rëndësinë e kësaj. Pa dyshim, të gjithë ligjet janë adaptuar këtu dhe nuk do të ketë reforme pa legjislacion të përshtatshëm. Eshtë në duar te shqiptarëve dhe shpresoj shumë se ata do të arrijnë progres dhe të tregojnë se kanë një demokraci të pjekur. Pergjegjësia i takon të dy partive politike, grupit në pushtet dhe opozites”, thekson komisioneri.
Fyle-s iu kërkua të japë vlerësimin e tij per zhvillimin e Shqipërisë në keto dy dekadat e fundit. “Sic dihet, cdo vend ka historinë e tij dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një bagazh të madh historik. Konfliktet triumfojnë shumë shpesh në rajon dhe Shqipëria në vecanti ka një bagazh të madh. Është e jashtëzakonshme të shikosh progresin që ata kanë bërë në keto 20 vitet e fundit”, shton Fule. Komisioneri europian, një diplomat karriere, shpreson që deri në fund të mandatit të tij ne 2014-ën, të ketë shënuar arritje të mjaftueshme për t’i dhënë fund bisedimeve mbi lodhjen e zgjerimit e t’i ndihmojë qytetarët europianë të shohin më qartë benefitet që sjell një Europë e zgjeruar.
Top Channel