Banorët e fshatit Badovincë vendosën ndarjën e tyre prej Bosnje-Hercegovinës për t’u bashkuar me Serbinë.

Banorët kanë ngritur 1 kilometër në thellësi të territorit të Bosnjës flamurin Serbisë dhe tabelën e qytetit të tyre. Ata shprehen se ky fshat i takon Serbisë dhe se gjithmone i kanë paguajtur taksat këtij shteti për tokat e tyre.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ndryshme sepse në zonë ndodhen disa tabela të ndryshme shtetesh dhe minishtetesh si Republika Serbe e Bosnjës, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia.

Vetë banorët shprehen se Serbisë i takojnë 5 mijë hektarë tokë në këtë zonë edhe pse për kufijtë nuk vendosin qytetarët, por komisionet e demarkacionit.

Në marrëveshjen e Dejtonit mes Serbisë dhe Bosnjës kufiri përcaktohet në lumin Drina. Por problemet janë shfaqur pasi Serbia asnjëherë nuk ka shënuar tabela ndarëse me fqinjët e saj.

Vendosja e flamurit serb në territorin e Bosnjës i ka paraprirë votimit të rezolutës që dënon masakrat e luftës së viteve ’90 në parlamentin serb.

Top Channel