Në Firenze e njohin me emrin Gëzim, 48 vjeçarin e pastrehë shqiptar që u sulmua nga disa te rinj pak ditë më parë.
Falë dëshmisë së dy kalimtarëve të cilët lajmëruan forcat e rendit, autorët e sulmit u zbuluan dhe tani akuzohen për dëmtim të rëndë. Në fakt e kishin plagosur në kokë shqiptarin, i cili pas një mjekimi të shpejtë, nuk pranoi as të shtrohej në spital dhe as të paraqiste padi sepse ishte pa dokumenta qëndrimi.
Por policet qe nderhyne ne vendin e ngjarjes e kane paditur dhe tani Gezimi rrezikon debimin. Disa shoqata vullnetaresh, nder ta Caritas-i e komuniteti i Sant’Egidio-s, kane ngritur zerin dhe ne nje konference per shtyp deklaruan se: “Do ishte vertet e hidhur qe dhuna e ushtruar ndaj nje njeriu te bute qe ne qytet e njohim prej 20 vjetesh, te sillte si rezultat nje flete debimi per te”.
Ata i bene thirrje institucioneve dhe banoreve te qytetit qe te reagojne ndaj kesaj klime te krijuar ne vend, ku episodet e dhunes kunder emigranteve, romeve apo te pastreheve duken si gjera te zakonshme. Episode te shumta, nje pjese e te cileve mbeten ne heshtje sepse shpesh viktimat jane pa dokumenta dhe rrezikojne debimin.
Top Channel