Një grup banorësh të Gjilanit, mes të cilëve edhe anëtarë të ish-UCK-së, kanë djegur në qendër të qytetit disa flamuj grekë në shenjë proteste ndaj thirrjeve anti-shqiptare të ushtrisë greke.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave me këtë akt shqiptarët e Kosovës i kanë dërguar një mesazh Greqisë se nuk janë ata që urrejnë të tjerët dhe se nuk do të rrijnë duarkryq ndaj fyerjeve të tilla.

Thirrjet raciste u bënë nga anëtarët e forcave speciale të marinës greke, të cilët përvec shqiptarëve përforën fraza fyese edhe ndaj maqedonasve dhe turqve.

Top Channel