Capello: Mbështetem te Walcott, Milner e Rooney

30/03/2010 14:30

Janë Walcott, Milner dhe Rooney lojtarët që kanë lënë më shumë mbresa tek trajneri i Anglisë, italiani Fabio Capello.

Në një intervistë për një televizion spanjoll, Capello e ka vlerësuar si mbresëlënëse performancën e Rooney. “Shpresoj që të ruajë këtë formë për Afrikën e Jugut”, ka deklaruar Capello.

Për Capello janë tre lojtarët që mund të bëjnë diferencën: Cristiano Ronaldo, Messi dhe Rooney.

“Pas këtyre besoj se vijnë dy të jterë, Kun Aguero dhe Pato. Janë shumë të rinj dhe e ardhmja u përket atyre”, është shprehur Capello.

Top Channel