Berat, izolohen banorët e Kapinovës

30/03/2010 16:00

Banorët e fshatit Kapinovë në komunën Vertop të Beratit janë izoluar prej dy muajsh. Reshjet kanë shkaktuar një rrëshkitje shumë të madhe të terrenit duke marrë me vete edhe 300 metra të rrugës që lidh këtë fshat me 1 mijë banorë me pjesën tjetër të qarkut të Beratit.

Përvec rrugës, banorëve të kesaj zone po i mungojnë edhe mjetet e jetesës ndërsa nuk kanë shërbim mjekësor.

Forcat e xhenjos u zmbrapsen pak dite me pare pasi nuk gjeten asnje mundesi per te riparuar rrugen e shkaterruar.

Top Channel