
Nëpërmjet emisionit “Crime Watch” në BBC, Scotland Yard ka kërkuar ndihmën e publikut për kapjen e një shtetasi shqiptar të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Europa për në Angli.
Skeda personale e Dejan Shegës është bërë publike nëpërmjet këtij programi, mbrëmjen e djeshme, pasi për të është lëshuar një fletë-arrësti si i përfshirë në konspiracion për shitje droge dhe pastrim parash.
Nëpërmjet emisionit “Crime Watch” hetuesit britanikë deklaruan se 33-vjecari Dejan Shega mund të fshihet në Angli apo Hollandë.
Përpjekjet e deritanishme për të lokalizuar vendodhjen dhe më pas arrestimin kanë rezultuar të pasukseshme. Shega njihet në qarqet e botës së krimit në Londër me pseudonimim “Tuti” dhe “Tika”.
Një zëdhënëse e Scotland Yard tha se Dejan Shega kryente udhëtime të shpeshta në Europë dhe vecanerisht në Hollandë.Gjithashtu besohet se ai mund të përdorë disa pasaporta me identitete të ndryshme për t’i shpëtuar kapjes.
Po në të njëjtin emision, në muajin Shkurt policia e zonës Huddesfield apeloi për ndihmë në kapjen e një tjetër të shumëkërkuari shqiptar.
Më 20 Shtator 2009 Reshino Arapaj qëlloi me pistoletë në drejtim të një makine në të cilën udhëtonin disa pesona të cilët fatmirësisht nuk pësuan dëmtime.
19-vjecari Arapaj, i cili njihet me presudonimin “Xhino”, besohet se fshihet në qytetin e Lidsit.Ndaj tij rëndon akuza për tentativë vrasje.
Top Channel