Gjykata e Lartë e Australisë ka vendosur që ish-oficeri i trupave ushtarake serbe, Dragan Vasilkovic, i njohur ndryshe si kapiten Dragani, të ekstradohet në Kroaci.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kroate, sipas të cilave Gjykata e Lartë e Australisë hodhi poshtë vendimin e asaj Federale, që kishte hedhur poshtë kërkesën e Zagrebit.

Pala kroate e akuzon Vasilkovic për krime lufte, të kryera ndaj ushtarëve dhe civilëve kroatë të zënë rob në vitin 1992 në Knin.

Dragan, 55 vjec, u arrestua në vitin 2006 në Australi, ku kishte fituar nënshtetësinë dhe jetuar për ca kohë me emrin Daniel Sneden.

Top Channel