Meshkujt gjithnjë e më shumë po preken nga andropauza, që njihet ndryshe si kriza e moshës së mesme. Por ndryshe nga femrat të cilat kanë informacion mbi menopauzën, 97% e meshkujve të pyetur nuk dine asgjë mbi andropauzen.
Studimi me i fundit i Institutit të Shendetit Publik tregon se meshkujt nga mosha 30 vjec kane nje ulje te testosteronit me 10% per cdo dekade.Por cilat jane shenjat e andropauzes dhe si ndikon ne jeten e nje mashkulli?
“Moshat minimale janë 30 vjec dhe ato maksimale 80 vjec. Simptomat janë plogështi, këputje, probleme me gjumin dhe me aktivitetin seksual”, u shpreh Lumturi Merkuri.
Mjekët shprehen se meshkujt mund të mjekohen përmes hormoneve. Terapia sjell permiresim te humorit, ulje te nervozizmi, permiresim te cilesise se gjumit dhe jetes seksuale si dhe rritje te mases muskulare.
Top Channel