Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk shpreson që në të ardhmen të gjenden formula, të cilat do të mundësojnë bashkëpunimin e të gjithë liderëve të shteteve të dala nga Jugosllavia e dikurshme.

Në një intervistë për Radio ‘Bosnje e Hercegovina’, cituar nga Telegrafi, Turk ka komentuar për mospjesëmarrjen e Serbisë në konferencat ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë përfaqësuesit e Kosovës.

“Sllovenia e ka pranuar Kosovën dhe ka marrëdhënie diplomatike, prandaj sillet ndaj Kosovës si shtet sovran, në fakt ngjashëm sikurse me të gjitha shtet tjera në këtë rajon, me të cilët ka vendosur marrëdhënie të tilla”, ka thënë Turk.

Presidenti slloven ka thënë se edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së po citohet në mënyrë shumë gjithëpërfshirëse.

Top Channel