Seria A, gjoba dhe skualifikime për disa skuadra

29/03/2010 17:10

Gjashtë futbollistë janë përjashtuar pas ndeshjes së madhe të javës së 31-të të Serisë A, mes Romës dhe Interit.

Bëhet fjalë për katër zikaltër (Maicon, Zanetti, Lucio dhe Etòo) dhe dy të Romës (Perrotta e Menez).

Një javë dënimi edhe për trajnerin e Katanias, Sinisa Mihajlovic, i përjashtuar pas takimit Napoli-Catania.

Ndërkohë gjoba të majme për Romën dhe Lazio pas koreve raciste në ndeshjet e luajtura kundër Interit dhe Milanit: gjobë 25 mijë euro për Romën dhe 15 mijë euro për Lazion.

Top Channel