Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se nuk është i informuar mbi ndryshimet në qeveri, të paralajmëruara nga kryeministri Hashim Thaci.

Megjithatë, Sejdiu është shprehur i gatshëm që në respekt të Kushtetutës, të mbështesë ato ndryshime që do të mund të përmirësonin qeverisjen.

“Unë s’kam një përgjigje, kjo është cështje e partnerëve të koalicionit. Ndryshimet komunikohen mes tyre dhe për këtë Kushtetuta është e qartë”, ka pohuar Sejdiu.

Presidenti ka shtuar se Kushtetuta shprehet qartë edhe për kompetencat e kreut të shtetit, nëse ato do të preken.

“Nëse do të vijë cështja e kompetencave që lidhen me rolin që duhet të ketë presidenti, Kushtetuta do të jetë shumë e qartë. Megjithatë, në këtë fazë kjo është cështje që i përket partnerëve të koalicionit”, ka shtuar Sejdiu.

Top Channel