Autoritetet kosovare kanë deklaruar se procesi i regjistrimit të popullsisë, i cili do të nisë vitin e ardhshëm, do të përfshijë si kosovarët që kanë emigruar ashtu edhe zonat me shumicë serbe.

Zëvendësministri i Administratës Publike, Rifat Blaku ka sqaruar se pavarësisht kundërshtimit të Beogradit, procesi do të shtrihet edhe në këto zona.

Por autoritetet serbe deklarojnë se nuk ka gjasa që Kosova të bëjë procesin e regjistrimit të pasurisë, duke qenë se shumë serbë vazhdojnë të jenë të zhvendosur nga pronat e tyre.

“Në situatën aktuale, kur kaq shumë njerëz të dëbuar, regjistrimi i popullsisë nuk mund të bëhet”, ka deklaruar Oliver Ivanovic.

Top Channel