PS, protesta në të gjithë Shqipërinë
29/03/2010 13:25
Partia Socialiste bën përgjegjës kryeministrin Sali Berisha për kushtet e këqija ekonomike, në të cilat jetojnë qytetarët e vendit.
Duke i ftuar të gjithë të marrin pjesë në stinën e re të protestave, deputeti socialist, Blendi Klosi theksoi se ‘Partia Socialiste do të përdorë çdo mjet në arsenalin e mjeteve demokratike për të larguar Sali Berishën nga pushteti, përpara se kostoja e sundimit të tij ilegjitim të bëhet e papërballueshme për vendin’.
Deputeti theksoi se gjatë muajit prill, protestat do të jenë të gjithëanëshme, kudo, në cdo cep të Shqipërisë, në cdo rrugë, në cdo qytet e në cdo fshat.
Top Channel