PS: Kundër idesë për reaktorin bërthamor

29/03/2010 12:25

Partia Socialiste reagon sërish ndaj planit për ngritjen e një centrali bërthamor në Shqipëri.

Deputeti socialist, Besnik Baraj,  kërkoi që një iniciativë e tillë të marrë përgjigjen e komunitetit, duke kaluar përmes një referendumi kombëtar.

Socialistët shprehin shqetësimin që nëse reaktori ndërtohet atëherë ai mund të jetë në zonën bregdetare, duke rrezikuar seriozisht ambientin.

Po ashtu Baraj ndër arsyet e tij kundër idesë, radhiti edhe faktin qe Shqipëria nuk disponon kapitale financiare, kapacitete profesionale shkencore, si dhe kuadrin ligjor.

Socialistët ndër të tjera theksojnë se Shqipëria ka ende burime hidrike dhe etolike, ndaj në strategjinë e zhvillimit nuk është planifikuar kërkimi i burimeve të energjisë atomike.

Top Channel