Platini: Pa Kievin, nuk luhet në Ukrainë

29/03/2010 15:55

“Nëse nuk është Kievi, në Ukrainë nuk do të luhet”. Kështu është shprehur presidenti i UEFA-s, Michel Platini për EURO 2012-ën.

Platini ka theksuar shqetësimet e tij për vonesat në ndërtimin e disa stadiumeve për Evropianin e ardhshëm.

“Jam i shqetësuar, por optimist”, është shprehur ai duke shpjeguar se do të shkojë në Kiev për t’u takuar me qeverinë e re ukrainase.

Dy janë stadiumet në rrezik, ai i kryeqytetit dhe ai i Lvovit.

Top Channel