Papulias dënon koret raciste
29/03/2010 18:00
Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias ka mbajtur një qendrim të prerë dhe kritik ndaj koreve raciste të trupave ushtarake greke ndaj shqiptarëve.
Papulias ka deklaruar se patriotizmi i vërtete nuk shprehet me deklarata raciste dhe ekstremiste.
“Patriotizmi i vërtetë nuk është tek ato parrulla, apo këngë gjoja patriotike”, është shprehur Papulias.
Forcat speciale të marinës greke gjatë marshimit të tyre më 25 mars, me rastin e festës kombëtare greke, përdorën parulla raciste ndaj shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve.
Top Channel