Ambasadorja greke në Maqedoni, Aleksandra Papadopulos ka deklaruar se thirrjet raciste të marinës ushtarake greke janë një incident i izoluar.

Papadopulos është shprehur se përgjegjësit për këtë incident do të dënohen dhe ka shtuar se do të merren masa konkrete.

“Ky është një incident i izoluar dhe nuk duhet të nxirret nga konteksti. Natyrisht që duhet të dënohet dhe është dënuar”, ka pohuar Papadopulos.

Ajo ka theksuar se marina ushtarake nuk përfaqëson popullin grek dhe ndjenjat e tij dhe ka kërkuar që cështja të mos zmadhohet.

“Kjo nuk përfaqëson popullin grek, sjelljen, mentalitetin dhe ndjenjat e grekëve. Ju lutem të mos e ridimensiononi cështjen. Ky është vetëm një incident i izoluar që nuk ndihmon askënd”, ka nënvizuar Papadopulos.

Diplomatja greke ka shtuar më tej se për shkak të koreve raciste është shkarkuar nga detyra përgjegjësi i njësisë ushtarake që parakaloi në Athinë me rastin e festës kombëtare të Greqisë.

Top Channel