KLSH, raport vjetor në Komisionin e Ekonomisë
29/03/2010 10:55
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit prezanton raportin vjetor në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë.
Drejtuesi i KLSH-së, Robert Ceku theksoi se nga 150 kontrolle të ushtruara dëmi i zbuluar për periudhën 2007-2009 arrin në 7.3 miliardë lekë dhe dëmet më të mëdha janë regjistruar në dhëniet më qira të pronës publike e tatimet në dogana e tendera.
“Janë bërë 9 kallëzime penale për 27 persona, shumica e të cilëve nuk ndiqen nga prokuroria. Organi i akuzës ka paraqitur argumenta të dobëta për kallëzimet tona penale”, u shpreh Ceku.
Top Channel